Futbollisti i njohur i Atl.Madrid rezulton pozitiv me “Covid 19”

Atletiko Madridi ka njoftuar se futbollisti i tyre, Hoze Maria Himenez ka rezultuar pozitiv me “Covid-19”. Një gjë të tillë skuadra nga “Vanda Metropolitano” ka konfirmuar përmes një komunikate të publikuar në profilin zyrtar në “Twitter”.

Mbrojtësi uruguaian në pritje të testeve të tjera do të zhvillojë stërvitje individuale.

Himenez është asimptomatik dhe ka qenë në izolim në shtëpinë e tij në pritje të rezultatit të testit ku tani do të karantinohet sipas protokolit të stafit mjekësor të Atletiko Madridit.

Leave a Reply