“Çmenduri” në Bjellorusi, Bate Borisov humbet titullin në minutat e fundit (VIDEO)

Momente dramatike u regjistruan paraditen e sotme, në javën e fundit të kampionatit Bjellorus.

Skuadra e njohur Bate Borisov, e humbi titullin kampion, në minutat e fundit, teksa ishte Shakhtjor Soligors, ai që arriti të triumfonte duke u shpallur kampion.

Deri në minutën e 90-të, të dyja sfidat Shakhtyor Soligors – Minsk dhe Dinamo Minks – Bate Borisov, ishin duke u barazuar.

Ndërkohë Shakhtjor Soligorsk arriti të shënonte 2 gola në shtesë, duke i rrëmbyer kështu titullin Bate Borisov, që nuk arriti të shënonte asnjë gol në portën e Dinamo Minsk. Sfida u mbyll në barazim 0-0.

Një fitore në javën e fundit, shpallte skuadrën e Bate Borisov kampione.

Leave a Reply