E dhimbshme, në një aksident trafiku humb jetën futbollisti 23-vjeçar i Bilbaos

Futbolli spanjoll është një zi, kjo pasi gjatë ditës së sotme në një aksident trafiku ndërroi jetë futbollisti në pronësi të Atletik Bilbaos, Aitor Gandiaga.

Ky i fundit duke udhëtuar me veturën e tij ishte përplasur me një autobus, ndërsa e gjithë kjo kishte rezultuar fatale për Gandiagan, i cili kishte ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi i Bilbaos përmes faqes zyrtare në “Twitter”.

“Dhimbje e madhe për humbjen e djaloshit tonë. Përqafime të mëdha për familjen, miqtë dhe kolegët e tij“, – shkruan në “Twitter” klubi spanjoll.

Gandiaga ishte i huazuar te Gernika në Tercera për të fituar minuta më shumë në fushë dhe për të luajtur një ditë me ekipin e parë të Bilbaos, ëndërr kjo që nuk do ti realizohet tashmë asnjëherë.

Leave a Reply