Belgjika po shkëlqen në “Euro 2020”, Januzaj po dëfrehet në kafeteritë e Prishtinës

Deri sa Kombëtarja e Belgjikës është duke zhvilluar paraqitje fantastike në fazën e grupeve të Kampionatit Europian, Adnan Januzaj po ndodhet në vendlindjen e të parëve të tij, në Kosovë.

Januzaj, i cili pas një sezoni dëshpërues me Real Sociedadin nuk u ftua nga Roberto Martinez për Kampionat Evropian, është kthyer në Kosovës për të shijuar kohën e lirë.

Futbollisti me origjinë nga Istogu është fotografuar të premten në një nga lokalet e kryeqytetit kosovar.

26-vjeçari Januzaj vite më parë kishte refuzuar Kombëtaren e Shqipërisë, teksa edhe tentimet e Përfaqësueses së Kosovës për ta ofruar në ekip kanë qenë të kota. Ai zgjodhi për të përfaqësuar Belgjikën, me të cilën kombëtare numëron 13 paraqitje dhe 1 gol të shënuar.

 

Leave a Reply