Zbulohen fjalët fyese të Marushiç drejtuar Açerbit pas golit të Tonalit në kohën shtesë!

Milani mbrëmë mundi Lacion në ndeshjen e vlefshme të javës së 34-të vetëm në kohën shtesë, edhe atë duke iu falënderuar golit të Sandro Tonalit.

Kjo disfatë ju dha fund shpresave të Lacios për të kapur trenin e fundit për në Ligën e Kampionëve, ndërsa në anën tjetër fitorja e mban Milanin ende në pozitën e parë.

Pikërisht goli i Tonalit në minutat shtesë bëri shumë jehonë, pasi i njëjti erdhi pas gabimeve në mbrojtjen “laciale”. Fillimisht, anësori i djathtë malazez, Adam Marushiç ua kaloi topin kundërshtarëve, të cilët më pas krijuan aksionin e shpejtë dhe shënuan me Tonalin.

Pas gabimit të tij, që shkaktoi golin, Açerbi qeshi dhe kjo e irritoi bashkëlojtarin e tij malazez, i cili iu afrua dhe sipas mediave në Itali i bërtiti atij duke i thënë: “E ke fajin, m.t!”.

Pas video inçizimeve, filluan menjëherë sulmet ndaj Açerbit edhe në rrjetet sociale, me ç’rast shtyen edhe vetë mbrojtësin italian të reagojë në mediat sociale, duke theksuar se nuk gaboi me qëllim dhe se gjithmonë ka dhënë maksimumin për ekipin lacial.

Leave a Reply