Zbulohen shifrat, ja sa para do t’i fitojë Tajson për meçin e korrikut

Ish-kampioni i botës në boksin profesionist, Majk Tajson do t’i kthehet ringut gjatë kësaj vere.

Legjenda e boksit do të përballet me sensacionin e rrjeteve sociale, i cili ka kaluar në boksin profesionist, Jake Paul, në meçin që do të luhet në stadiumin ikonik “AT&T Stadium” në Arlington, Teksas.

Tajson, meçin e fundit e kishte zhvilluar katër vjet më parë kundër legjendës tjetër, Roy Jones Jr., shkruan “Essentially Sports”.

Sipas veteranit te UFC-së, Henry Cejudo, ish-boksieri amerikan do t’i fitojë 20 milionë dollarë nga meçi i 20 korrikut, respektivisht 18,4 milionë euro.

“Iron Mike” do të zbresë në ring kur i është afruar 60 vjetorit.

“Mendoj se do të jetë një ditë e paguar mjaft mirë për “xhaxhain Majk”. Ai me gjasë do t’i fitojë afro 20 milionë dollarë dhe këtë do ta bëjë kur do t’i jetë afruar moshës 58 vjeçare”, tha Cejudo në podcast.

Leave a Reply