Maqedonia ka mësuar kundërshtarët e saj të raundit të parë në kuadër të ndeshjeve paraeliminatore për Europianin e vitit 2029 në basketboll.
Gjithsej dhjetë kombëtare, përfshirë edhe Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën, janë pjesë e ndeshjeve paraeliminatore për kualifikim në EuroBasket 2029.
Maqedonia bënë pjesë në grupin “A”, bashkë edhe me Azerbejxhanin, Irlandën dhe Luksemburgun, derisa Shqipëria dhe Kosova bëjnë pjesë në të njëjtin grup, grupin “C”, pjesë e së cilës është edhe Sllovakia.
Ndërkohë grupi “B” përbëhet nga kombëtaret si Bullgaria, Norvegjia dhe Armenia.
Për t’u bashkuar me ekipet më të mira evropiane, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të duhet të kalojnë nëpër tre segmente konkurruese, ose raunde.
Në fazën e parë, do të ketë tre “dritare” konkurruese. E para është nga 24 nëntori deri më 2 dhjetor 2025, e dyta do të luhet në periudhën nga 23 shkurti deri më 3 mars 2026, dhe e fundit është planifikuar midis 29 qershorit dhe 7 korrikut, vitin e ardhshëm, 2026.

