Ajdari dhe Vejseli gati për të na bërë krenar sonte, ja në cilën TV mund ti ndiqni

Rexhep Ajdari dhe Fatih Vejseli sonte do të luftojnë për të na bërë krenar në kuadër të Lojrave Mesdhetare që po zhvillohen në Taranto të Italisë, njofton ‘infOSport.mk’.

Që të dy dje shkëlqyen në tapet, duke ngadhnjyer ndaj kundërshtarëve të tyre. Ajdari në kategorinë 97kg mundi francezin, Adlan Vishkanov, ndërkohë Fatih Vejseli në kategorinë deri 74kg, doli të jetë më i suksesshëm se mundësi turk, Yasin Yesil.

Mundësi nga Studeniçani për medaljen e arit do të luftoj sot kundër Islam Dudaev, që përfaqëson Shqipërinë, ndërkohë mundësi shkupjan me origjinë nga Patishka Reka, Rexhep Ajdari, në finalen e madhe do të përballet me grekun, Dauren Kurugliev.

I pari në tapet do të dalë Fatih Vejseli, edhe atë në ora 18:40, ndërsa lufta e Rexhep Ajdarit përballë mundësit grek, është paraparë të startojë në ora 19:20.

Që të dyja përballjet finale do të keni mundësi ti ndiqni në ekranet e televizionit publik, TVM2, që me transmetimin e luftërave të mundjes do të nis nga ora 18:00, kur në tapet do të zbret Mehmet Usinov, që në kategorinë 57kg do të luftojë kundër italianit, Angelo Pirrone. (infOSport.mk)

Leave a Reply