Dani Rouz: Liverpulli na tregoi se duhet të luftojmë deri në fund

Mbrojtësi i Totenhamit, Dani Rouz ka pranuar se skuadra e tij ishte e entuziastmuar nga paraqitja e Liverpullit përballë Barcelonës (4:0), për të luftuar deri në fund për atë përmbysje fantastike përballë Ajaksit. Skuadra londineze tregoi se si nuk duhet dorëzuar asnjëherë dhe se për suksesin duhet luftuar deri në fund.