Gafa e Kuadrados, prezanton fanellën e re të Juves

Reprezentuesi i Kolumbisë, Huan Kuadrado ka bërë një gafë të madhe në mbrëmjen e transfertës së Juventusit kundër Atalantës në kuadër të javës së 34-të në “Serie A”. Mesfushori me tipare sulmuese kishte publikuar një foto me fanellën e “biankonerëve”, duke shkruar: “Jemi të gatshëm për nesër. Deri në forcën e fundit, forca Juventus”.

Vetëm disa minuta më pas ai kishte larguar foton e publikuar nga rrjetet sociale për të përmirësuar gafën e bërë, mirëpo për fat të keq të tij kjo foto ishte vërejtur nga mediat, që kishin bërë publike foton.

Fanella e re e Juventusit është me logon më të re të klubit “J”, që u prezantua gjatë dimrit.

Kuadrado pritet që të jetë titullarë në takimin e sontshëm të Juventusit përballë Atalantës së Etrit Berishës, i cili pritet të ketë mjaft punë përballë ekipit lider në “Serie A”.

Leave a Reply