FFK tashmë ka marrë vendimin për Bunjakin

Albert Bunjaki do të largohet shumë shpejtë nga drejtimi i përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Largimi i Albert Bunjakit nga posti i trajnerit të Kosovës është çështje javësh dhe këtë e konfirmon edhe sekretari i Federatës së Futbollit, Eroll Salihu.

Në një intervistë për Sportin në KTV, Salihu ka deklaruar se kryetari Vokrri ka biseduar me Bunjakin dhe i ka treguar se nuk janë të kënaqur me rezultatet e arritura.

Tanimë FFK-ja ka filluar të mendojë pasardhësin e tij. Bunjaki ishte kritikuar shumë dhe i ishte kërkuar dorëheqja, pas rezultateve negative të Kosovës në kualifikimet për kampionatin botëror, Rusia 2018.

Kosova ka pësuar 7 humbje, një barazim dhe është ende në kërkim të fitores së parë.

Leave a Reply