Shkëndija mirëpret Shkupin, Renova mysafir i Sileksit

Ndeshjet e javës së 11-të në elitën e futbollit vendor sjellin derbin shqiptarë midis Shkëndijës dhe Shkupit. Skuadra tetovare është favorit absolut, ndërsa ndaj “bardhekaltërve” nga Çairi do të kërkojë që ti shërojë ato vuajtje që kishte në dy takimet e fundit ndaj Vardarit dhe Rabotniçkit, shkruan “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Osmani ndaj Vardarit pësuan disfatë, teksa plagët e asaj disfate ata i paguan edhe në ndeshjen e mesjavës ndaj Rabotniçkit në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, kur vetëm pas penaltive arriti që të sigurojë një vend për në çerekfinale. Ndeshja e së dielës ndaj FC Shkupit do të jetë ndeshja e tretë me rradhë ndaj skuadrave shkupjane për Shkëndijën, që shpreson që kësaj rradhe të mos gabojë.

Renova që me shumë fat u kualifikua për në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë pasi eliminoi Strugën me një gol të shënuar në minutën e 5-të shtesë në kampionat do të ketë një transfertë jo edhe aq të lehtë ndaj Sileksit, që këtë edicion po luan në stilin “ftohtë-ngrohtë”.

Ata nuk kanë vazhdimësi të rezultateve, ndërsa krizën financiare brenda klubit Renova do të tentojë ta shfrytëzojë pikërisht të dielën në Kratovë, që gjithnjë është treguar një transfertë shumë e vështirë për “gjipspunuesit”.

Kampionët në fuqi të Vardarit do të jenë mysafir të Pobedës së Prilepit, që do të mbështetet tek sulmi  dhe përvoja e dyshes së këtij reparti Geshoski-Manevski, Skopje do të ketë një duel të vështirë ndaj Akademia Pandev, ndërkohë një ndeshje shumë interesante pritet të dhurojnë Rabotniçki dhe Pelisteri në arenën “Filipi i Dytë”. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave startojnë në ora 14:30.

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë
Java 11
Skopje 22.10. 14:30 A.Pandev
Pobeda 22.10. 14:30 Vardari
Rabotniçki 22.10. 14:30 Pelisteri
Shkëndija 22.10. 14:30 Shkupi
Sileksi 22.10. 14:30 Renova

 

Leave a Reply