Rreth orës 05:25 të ditës së sotme, në lagjen “Nr.4” është gjetur i pajetë mbi trotuar ish futbollisti Leonard Qesari.
Sipas versionit zyrtar të policisë, 61-vjeçari ka rënë nga shkallët e katit të 6-të të pallatit ku banonte.
Leonard Qesari ka luajtur për 15 vite me skuadrën e Butrintit, përkatësisht në vitet 1970-1985.
Në njoftimin e policisë thuhet se shtetasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, ka rënë nga shkallët, është munduar të ngrihet, por ka ndërruar jetë mbi trotuar.
