Mësohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Maqedonisë

Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Vardari, njëherit fituesi aktual i këtij trofeu, si zakonisht edhe këtë herë kaloi lehtë në short, duke peshkuar skuadrën e Ligës së Dytë, GFK Ohrid, derisa në këtë fazë do jemi dëshmitarë të një super dueli mes ekipeve shqiptare të Struga Trim Lum dhe Shkëndijës.

Skuadra e Shkëndijës së Haraçinës do të përballet me njohësin e vjetër, Rabotniçkin, derisa në ndeshjen e fundit çerekfinale do të përballen Detonit Plaçkovica dhe Sileksi.

Ndeshjet çerekfinale në program janë me datë 25 shkurt. Nëse ndeshjet përfundojnë baraz për gjatë 90 minutave, atëherë fituesi do të kërkohet direkt përmes ruletit të penaltive.

Leave a Reply