Dëmtohet Suad Sahiti, braktis përgatitjet në Antalia

Suad Sahiti për shkak të një tërheqje muskulore ka braktisur përgatitjet në Antalia të Turqisë me Skënderbeun, dhe është kthyer në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e klubit korçar, mirëpo duke mos dhënë detaje rreth shkallës së dëmtimit dhe kohës së rikuperimit.

Një dëmtim ky që vjen në moment të papërshtatshëm për ish futbollistin e Rabotniçkit, i cili përveç se do humbas fazën e mbetur të përgatitjeve në Antalia bashkë me skuadrën, do të mbetet për disa ditë larg fushave. E gjithë kjo do të ndikojë edhe në paraqitjet e tij në fillim të gjysmësezonit të dytë në Superligën shqiptare, ku me siguri se do ti duhet kohë deri në rikuperimin e plotë.

Skënderbeu ndeshjen e parë të stinorit pranveror në Superligën shqiptare do ta zhvillojë me 27 janar kundër Luftëtarit në Gjirokastër.

Leave a Reply