Turku Cengis i Romës do të shitet për 100 milionë euro

Roma shpenzoi 15 milionë euro për të bërë të vetin talentin turk Cengis Under. Por opinion për 20 vjeçarin tashmë ka ndryshuar dhe tashmë verdhekuqtë mund t’i gëzohen kësaj goditjeje të merkatos.

Sigurisht që presidenti Gumusdag i skuadrës turke Bashakshehir, ndjen keqardhje për këtë “humbje”, edhe pse arkëtoi një shumë të konsiderueshme. Në një intervistë të fundit për mediat e vendit të tij u shpreh:

“A ndjej keqardhje që e shitëm? Në ato momente për Under interesohej përveç Romës edhe Manchester City. Jam i bindur se në të ardhmen mund të shitet deri 100 milionë euro.”

Leave a Reply