Dani Alvesh i përgjigjet Balotelit për Astorin

Deklarata e bërë dy ditë më parë nga Dani Alvesh për vdekjen e Astorit u kriktikua shumë ashpër nga ana e Mario Balotelit, i cili nuk ngurroi të sulmonte ashpër mbrojtësin duke e cilësuar krejtësisht jashtë norme atë që kishte thënë. Pas këtyre kritikave, Alvesh ka zgjedhur rrjetet sociale për të dhënë përgjigjen e tij.

 “Nëse e ka thënë Balotelinjo… nuk dëshiroja të ofendoja askënd. Jetoj në një botë ku duhet të jesh shumë herë hipokrit që personat të të pëlqejnë. Por kërkoj falje… Si përfundim, kërkoj falje nëse ndokush u ndje i ofenduar”, – ishin fjalët e Dani Alvesh që me sa duket nuk ndryshon lehtësisht mendje.

Alvesh pas vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori kishte deklaruar se njerëzit duhet të mendojnë se në botë vdesin çdo ditë me mijëra fëmijë, mirëpo që nuk ju kushtohet aq shumë vëmendje, si ajo për mbrojtësin italian.

Leave a Reply