Valon Berisha po trondit “milionerët” (VIDEO)

Futbollisti kosovar, Valon Berisha po shkëlqen me Salzburgun e tij sonte në përballjen ndaj Borusia Dortmundit në “Sinjal Iduna Park”, duke shënuar që të dy golat e skuadrës së tij, që pas 70-të minutave po avanson me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Pas pjesës së parë pa gola, Berisha golin e parë e realizoi në minutën e 49-të nga pika e bardhë, teksa golin e dytë mesfushori i Salzburgut e gjeti në minutën e 56-të.

Shpresat e “milionerëve” në këtë ndeshje i riktheu Andre Shurle me golin e shënuar në minutën e 62-të. Mbetet të shihet nëse Dortmundi do të arrijë të barazojë shifrat, edhe pse ky rezultat favorizon shumë për ndeshjen e kthimit skuadrën e Salzburgut të Valon Berishës, që pa dyshim se është figura qendrore e këtij takimi.

Leave a Reply