Nejmar barazohet me Romarion (VIDEO)

Ylli brazilian, Nejmar ishte autorë i njërit prej golave të shënuar në miqësoren ndaj Austrisë, në të cilën ndeshje Brazili shënoi fitore me rezultatin 3:0.

Në këtë mënyrë ylli i Paris Sen Zhermenit arriti që të barazohet me Romarion, kur janë në pyetje golat e shënuar me fanellën e kombëtares braziliane.

Që të dy futbollistët kanë të shënuar nga 55 gola dhe aktualisht ndajnë pozitën e tretë në histori. Nejmar shifrën e 55 golave e ka arritur në 85 ndeshje, teksa Romarios i kishin mjaftuar vetëm 74 ndeshje.

Lider absolut në listën e përjetshme të golashënuesve te Kombëtarja e Brazilit është Pele, që ka shënuar 77 gola në 92 ndeshje, teksa në vendin e dytë renditet fenomeni Ronaldo, i cili në 98 ndeshje për “seleçaon” ka realizuar 62 gola.

Leave a Reply