E keni idenë sa kushton Kupa e Botës?

Keni menduar ndonjëherë se sa është vlera e Kupës së Botës? Kur skulptori italian, Silvio Gazzaniga, kishte projektuar trofeun e tanishëm në vitin 1971, Kupa kishte një kosto 50,000 dollarë. Tani trofeu vlerësohet të jetë me vlerë 10 milionë dollarë.

Kupa e Botës, megjithatë, ka vlerë më shumë se dy figura njerëzore të hedhura në ar 18 karat.

Të ardhura të tjera të gjeneruara nga biletat, e drejta e transmetimit, sponsorizimet, turizmi për vendin mikpritës, shitjet me pakicë etj., vlerësohen të jenë një listë e madhe, nga e cila jo pak shtete përfitojnë.

FIFA përfitoi rreth 66% më shumë të ardhura në Kupën e Botës 2014 se sa në vitin 2010.

Të ardhurat totale vlerësohen të ishin 4 miliardë dollarë.

Ndërsa të ardhurat e krijuara për Brazilin rreth 500 milionë dollarë. Brazili mori vetëm të ardhurat nga shpenzimet turistike dhe sipërmarrësit individualë dhe shpenzoi shumë për sigurinë dhe ndërtimin e stadiumeve apo rikonstruksionin e atyre ekzistuese.

Leave a Reply