ZYRTARE, Maqedoni-Kosovë do luhet me tifozë, caktohet edhe data

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve do të zhvillohet me datë 4 qershor në Shkup me praninë e tifozëve, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë duheshe të zhvillohej me 26 mars, por për shkak të koronavirusit, e njëjta u anulua, duke u zhvendosur për në muajin qershor.

Takimi gjysmëfinal Maqedoni-Kosovë, zhvillohet në arenën  “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa ekipi fitues do të luaj në finalen e madhe me 9 qershor ndaj fituesit nga përballja Bjellorusi-Gjeorgji.

Varësisht cila prej këtyre dy kombëtareve do të fitoj, finalja do të luhet në atë shtet.

Leave a Reply