Bomba e ditës, Partizani gati të rrëmbejë Agim Ibraimin

Partizani parashikohet t’i nënshtrohet një revolucioni të thellë në merkaton e verës, ku hyrje-daljet mendohet të jenë të shumta. Ndërkohë sa i përket përforcimit të sulmit, në listën e dëshirave të “demave të kuq”, ekziston edhe emri i Agim Ibraimit, ish futbollistit të Shkëndijës, emri i të cilit edhe më parë është lidhur me Partizanin e Tiranës.

Ibraimi bazuar në CV-në që ka, mund të ishte një alternativë potenciale për sulmin, por që drejtuesit e Partizanit do të duhet të kenë parasysh kërkesat e tij të larta financiare, që njëherit ishin edhe arsyeja kryesore për largimin e tij nga Shkëndija.

Leave a Reply