ZYRTARE, Ozil tërhiqet nga Kombëtarja e Gjermanisë

Mesut Ozil nuk do të veshë më fanellën e Kombëtares së Gjermanisë! Ka qenë vetë futbollisti gjerman me origjinë turke që ka paralajmëruar një gjë të tillë përmes profilit të tij zyrtarë në Tëitter”, ku ka postuar edhe versionin e tij të historisë së fotos me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Pikërisht një foto me presidentin turk muaj më parë kishte marrë vëmendjen e gjithë mediave gjermane, të cilat në fund përveç se dëmtuan vetë futbollistin Ozil, dëmtuan edhe kombëtaren e tyre, e cila pa një Ozil të disponuar për lojë, në Botërorin e Rusisë, nuk i’a doli madje as grupet për ti kaluar.

Tani, ka qenë vetë Ozil që ka shprehur mendimin e tij, duke zbuluar edhe qëllimin e tij për t’u larguar nga kombëtarja.

“Trajtimi që më ka bërë Federata Gjermane e Futbollit dhe shumë të tjerë kanë bërë që të mos jem më në gjendje të vesh fanellën e përfaqësueses gjermane”.

“Ndihem i padëshiruar dhe mendoj se janë harruar të gjitha arritjet e mia me Gjermaninë që prej debutimit tim në vitin 2009. Njerëz me të shkuar raciste nuk duhet të punojnë në postet më të larta të federatës së futbollit. Sjellja e tyre nuk reflekton në atë të lojtarëve që supozohet të përfaqësojnë”.

 “Me një zemër të rënduar dhe me shumë konsideratë, nuk do të luaj më me Gjermaninë pasi kam ndjerë racizëm dhe mungesë respekti. Dikur e kam veshur fanellën e Gjermanisë me krenari, por jo më. Ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë, por kur më ofendojnë rrënjët e mia turke dhe tregojnë mungesë respekti, atëherë mjaft më!

“Kjo nuk është arsyeja pse unë luaj futboll, dhe nuk do të qëndroj në heshtje duke mos bërë asgjë. Racizmi nuk duhet të pranohet asnjëherë”.

Leave a Reply