Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 6-të në Ligën e Dytë – Perëndim, aty ku Gostivari doli të jetë fitues i derbit të Pollogut, teksa Korabi i derbit shqiptarë, njofton “infOSport.mk”. Gostivari nën drejtimin e trajnerit Menga shënoi edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje, duke mundur kësaj rradhe Teteksin me rezultatin e pastërt 3:0.
Me po të njëjtin rezultat Korabi mundi Goblenin në derbin shqiptarë, duke i shkaktuar në këtë mënyrë disfatën e parë skuadrës kumanovare, ndërsa derbi lokal i Strugës midis Labunishtës dhe Struga Trim Lum u mbyll me barazimin 2:2.
Një fitore të madhe arriti edhe Genç Kalemler në udhëtim në Shkup ndaj Skopjes (0:1), duke ruajtur pozitën e parë, tashmë e vetmuar në kreun e tabelës, ndërsa me po të njëjtin rezultat fitore shënoi edhe Vëllazërimi në ndeshjen kundër Pelisterit.
| LDFM – Perëndim, Java VI | ||
| Korabi | 3 – 0 | Goblen Junior |
| Skopje | 0 – 1 | Genç Kalemler |
| Gostivari | 3 – 0 | Teteksi |
| Labunishta | 2 – 2 | Struga Trim & Lum |
| Vëllazërimi | 1 – 0 | Pelisteri |
