Tragjedi në çiklizëm, ndahet nga jeta 23-vjeçari Jimmy Duquennoy

Tjetër tragjedi në botën e çiklizmit. Ka humbur jetën në moshën 23-vjeçari belgu Jimmy Duquennoy, çiklist profesionist. Mësohet se largimi tij i parakohshëm nga kjo botë erdhi për shkak të një ataku kardiak. Lajmi u dha nga skuadra e tij “WB Aqua Protect Veranclassic” nëpërmjet një komunikate për mediat.

“Të shtunën në mëngjes, morëm lajmin e tmerrshëm për vdekjen e Jimmy Duquennoy. Jimmy humbi jetën krejt papritur, të premten në mbrëmje në banesën e tij. Ishte djali më i ri, më i sjellshmi dhe më i sinqerti.”

Duquennoy kishte marrë pjesë në një garë gjatë të mërkurës në Muenster, por më pas ishte tërhequr: “Ishim bashkë, ndihej mirë,” – tregon drejtori sportiv i skuadrës, Frédéric Amorison. – “Është e tmerrshme. Nuk ishte dalluar asnjë anomali gjatë testeve të fillmsezonit.”

Leave a Reply