Goli ndaj Islandës për Mbapen sjellë një rekord historik me Francën

Kylian Mbappe shpëtoi nderin e Francës në miqësoren e mbrëmshme ndaj Islandës të zhvilluar në Guingamp, kur nga penaltia në minutën e fundit të takimit shënoi për rezultat 2:2, që njëherit ishte edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi, në të cilin ‘gjelat’ në një moment kishin edhe disavantazh prej dy golave.

Ylli i PSZH, falë golit të shënuar ka hyrë në historinë e kombëtares së Francës me një rekord të veçantë. Ai është i pari futbollist i “gjelave” që ende pa mbushur 20 vjeç ka arritur trë shënojë 10 gola me përfaqësuesen e tij.

Edhe pse është ende një adoleshent, Mbappe numëron plot 25 takime me Francën, duke shkëlqyer sidomos në KB “Rusi 2018”.

Ish-futbollisti i MonaKos do të mbushë 20-vjet në fund të këtij viti, ose më saktë më 20 dhjetor.

Leave a Reply