Fenerbahçe më në fund shkarkon trajnerin holandez, Filip Koku

Ka zgjatur shumë pak aventura e strategut holandez Filip Koku në bankinën e skuadrës së njihur turke të Fenerbahçes.

Ish mesfushori i përfaqësueses holandeze vuajti ecurinë e dobët në kampionatin turk, me drejtuesit e klubit nga Stambolli që sot morrën vendimin e shumë pritur nga ana e tifozëve të tyre, për ta shkarkuar nga detyra holandezin.

Edhe pse fitoi 3 tituj kampion në Holandë dhe një Kupë me PSV Ajndhovenin, Koku dështoi në eksperiencën e tij të parë si trajner jashtë vendlindjes.

Disfata e fundit gjatë ditës së dielë ndaj Ankaraguçu 1:3 në ‘Shukru Saraçollu’, i dha fund durimit të drejtuesve të Fenerbahçes, skuadër kjo që në 10 javët e para të Superligës turke ka grumbulluar vetëm 9 pikë dhe pozicionohet në vendin e 15-të, vetëm 1 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Leave a Reply