Reali dhe Klivlendi po vuajnë largimin e Ronaldos dhe Xhejmsit

Gjatë kësaj vere, dy nga sportistët më të famshëm në botë, Kristiano Ronaldo dhe LeBron Xhejms, vendosën të ndryshojnë mjedise.

Ronaldo u transferua te Juventusi nga Real Madridi gjatë afatit kalimtarë të verës për shumën e 112 milionë eurove, ndërsa Xhejms u largua nga Klivlend Kavaliers drejt Los Anxheles Lejkersit, për shumën e 153 milion e 312 mijë e  846 dollarë, ose 38,3 milionë për sezon.

Që prej largimit të Lebronit, ‘kavaliersat’ renditen në vendin e fundit në tabelën e klubeve të lindjes në NBA  dhe trajneri i tyre është shkarkuar si pasojë e rezultateve negative në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni, ku ka arritur vetëm humbje.

Në anën tjetër, as Real Madridi nuk po kalon një periudhë më të mirë se Klivlendi pa futbollistin e saj më të mirë viteve të fundit.

“Mbretërit” në 5 ndeshjet e fundit në La Liga kanë regjistruar 4 disfata dhe vetëm një barazim si dhe kanë thyer rekordin për minuta pa shënuar asnjë gol.

Ata humbën edhe ‘El Clasicon’ e parë të këtij sezoni ndaj Barcelonës, edhe atë me rezultatin bindës 5:1, ndërsa kjo bëri që Florentino Perez të humb durimin dhe të shkarkoë strategun spanjoll gjatë ditës së djeshme.

Megjithatë, dallimi mes këtyre dy sportistëve qëndron te forma që po kalojnë ekipet e tyre aktuale. Klubi i ri i LeBron Xhejmsit ka arritur vetëm dy fitore në 7 ndeshjet e deritanishme, teksa Ronaldo po shkëlqen me Juventusin e tij, për të cilën skuadër deri më tani ka shënuar 7-të gola.

Juventusi kryeson renditjen në ‘Serie A’, duke lënë me 6 pikë më pak pas vetes Interin dhe Napolin, ndërsa gjithashtu “Zonja e Vjetër” kryeson grupin edhe në grupin H të Ligës së Kampionëve, ku në 3 ndeshjet e para ka regjistruar po aq fitore.

Leave a Reply