LPFM, Shkëndija mysafir i Bellasicës, Shkupi mirëpret A.Pandevin

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë në mesjavë sjell takimet e xhiros së 12-të, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra kampione në fuqi, Shkëndija do të ketë një detyrë të vështirë në transfertën në Strumicë ndaj Bellasicës.

Këta të fundit kishin një seri prej 9 ndeshjeve pa humbje (7 në kampionat dhe 2 në Kupë), mirëpo të dielën u dorëzuan në derbin lokal ndaj Akademia Pandevit (0:3). Kjo disfatë mund të ndikojë negativisht te futbollistët e Bellasicës, të cilët rikujtojmë se serinë e ndeshjeve pa humbje e kishin nisur pikërisht pas ndeshjes me Shkëndijën, kur në Tetovë ishin mundur me rezultatin 4:1.

Fitoren e dytë nën drejtimin e Umit Karan, FC Shkupi do ta kërkojë në ndeshjen si vendas përballë Akademia Pandevit. Këta të fundit në këtë ndeshje vijnë pas fitores së madhe ndaj Bellasicës, teksa ‘bardhekaltërit’ nga Çairi u mundën në transfertën ndaj Pobedës.

Me mjaft optimizëm futbollistët e Renovës në Tetovë do të mirëpresin Sileksin, Rabotniçki do të  luaj kundër Pobedës, teksa në Gjorçe Petrov do të zhvillohet derbi lokal i Shkupit midis Makedonija Gj.P dhe Vardarit.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave zhvillohen me fillim në ora 13:30.

LPFM – Java XII
Bellasica 13:30h Shkëndija
Makedonija Gj.P 13:30h Vardari
Rabotniçki 13:30h Pobeda
Renova 13:30h Sileksi
Shkupi 13:30h A. Pandev

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply