Me ftesë të Presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiç, Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, sot po qëndron në vendin tonë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare në FFM.
Vizita është një tjetër konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera midis FFM-së dhe UEFA-s, si në nivel institucional ashtu edhe personal. “Shtëpia e Futbollit” vendor është shumë e vlerësuar brenda familjes evropiane të futbollit, ndërsa prania e Aleksandar Çeferin thekson mbështetjen e plotë për proceset zhvillimore në futbollin tonë vendor.
Pjesë e delegacionit së bashku me kreun e futbollit evropian, janë edhe Zoran Lakoviç, drejtor i shoqatave kombëtare të UEFA-s, si dhe Denis Bastari, udhëheqës për zhvillimin e shoqatave kombëtare në kuadër të UEFA-s.
Në kuadër të vizitës, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, do të zhvillojë një takim në nivelin më të lartë me përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Ministrin e Sportit, Borko Ristovski, e më pas do të ketë një takim pune në “Shtëpinë e Futbollit”.
Fokusi i bisedimeve është vënë në drejtimet e ardhshme për përparimin e futbollit në Maqedoni, nga zbatimi i projekteve të rëndësishme infrastrukturore deri te zhvillimi dhe mbështetja shtesë e kategorive të të rinjve.
Aleksandar Çeferin konsiderohet si një mik i madh i futbollit tonë vendor, ndërsa vizita e tij është një konfirmim i qartë i përpjekjeve të FFM-së dhe Presidentit Omeragiç në zhvillimin dhe afirmimin e vazhdueshëm të futbollit në vend.
Për më tepër, vizita e sotme e Aleksandar Çeferin pritet të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit përmes projekteve dhe inciativave të reja konkrete nën ombrellën e UEFA-s, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet.


