Kristian Kivu është shumë pranë një suksesi të veçantë, që në shtëpinë e Inter nuk ndodhte prej 88 vitesh. Pasi fitoi 3 herë titullin në Serie A si lojtar, Kivu është shumë pranë edhe titullit si trajner.
Për herë të fundit që kjo ndodhte, pra që një ish lojtar të fitojë edhe titullin si trajner, daton që nga sezoni i largët 1937-38.
Interi aktualisht ndodhet +9 pikë në raport me Napolin dhe +12 në raport me Milanin, por kjo diferencë nuk ka ardhur si pasojë e sfidave direkte ndaj rivalëve për titull: “Inter, 75 pikë pa mundur Conten dhe Allegrin. Titullin e 21-të e kanë fituar kështu”, shkruan “Corriere dello Sport” në faqen e parë.
Strategu rumun drejtimin e Interit e morri qershorin e vitit të kaluar. Ai skuadrën “zikaltër” nga Milano e ka udhëhequr në gjithsej 50 ndeshje, duke regjistruar 33 fitore, 5 barazime dhe 12 disfata.
