Ardian Ismajli, kosovari që zgjedh të luaj për Shqipërinë

Ardian Ismajli pritet të jetë futbollist i ri Kombëtares shqiptare të futbollit. Mbrojtësi 22-vjeçar i Hajdukut të Splitit, ish kapiten i përfaqësueses së 21-vjeçarëve te Kosovës, prej kohësh dëshiron ngjyrat kuqezi dhe është shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre pasi tanimë ka marrë fund edhe çdo pengesë burokratike për të bërë hapin e madh.

Mbrojtësi është pajisur me pasaportën shqiptare dhe pritet që në nëntor të marë një ftesë nga Panuçi për tu bashkuar me kombëtaren në grumbullimin për sfidën me Skocinë në kuadër të Ligës së Kombeve dhe miqësoren e pak ditëve më pas me Uellsin.

Ismajli ndeshjen e fundit me U21 e Kosovës e ka luajtur me 16 tetor të vitit të kaluar, ndërsa mungesa e një ftese nga seleksionuesi i përfaqësueses ‘A’ të Kosovës ka bërë që 22 vjeçari të drejtohet kah Shqipëria.

Leave a Reply