Kroaci, Zhuta shënon supergol nga gjuajtja e lirë për Rijekën (VIDEO)

Futbollisti shqiptarë nga Maqedonia, Leonard Zhuta, ka gjetur rrjetën në fitoren 5:1 të skuadrës së tij Rijeka ndaj Inter Zapreshiqit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-t të në elitën e futbollit të Kroacisë.

Zhuta shënoi supergol për Rijekën në minutën e 73-të, përderisa golat tjerë për Rijekën u shënuan nga Gorgon, Akosti, Pjuliç dhe Kvrziç. Kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar, Zhuta me Rijekën renditën në vendin e dytë në elitën kroate me 66 pikë, 4 më pak se Dinamo Zagrebi i Arijan Ademi që xhiron e ardhshme me një fitore eventuale shpallen edhe Kampion, pasi sonte u mposhtën nga Lokomotiva me shifra 3:1./InfOSport.mk

Goli i Leonard Zhutës mund ta gjeni në minutën 1:06 në videon më poshtë:

 

Leave a Reply