Rron Broja, me cilësi kampioni të vërtetë! (VIDEO)

Rron Broja, i lindur me 9 prill të vitit 1996-të në qytetin e Mitrovicës së Kosovës. I dashuruar në sportin e futbollit dhe me ambicie të mëdha për të ardhmen, ndërsa talenti dhe puna e tij me kohë dolën në sipërfaqe.

Pas një karriere të bërë te Trepça 89’ ku u shpall Kampion në Superligën e Kosovës, në janar të këtij viti ndërroi ambient, duke kaluar në radhët e FC Shkupit në Maqedoni.

22 vjeçari u ambientua shumë shpejtë në mjedisin e ri, përderisa pas disa xhirove u bashkua edhe me trajnerin Zekirija Ramadanin që më herët kishin punuar së bashku te Trepça 89, me teknikun që mori drejtimin e “bardhekaltërve”.

Duke njohur aftësitë e Brojës, Ramadani i dha hapësirën e dëshiruar kosovarit, i cili në shumë ndeshje dëshmoi kualitetet e tij në cilësinë e mesfushorit ofanziv.

Tanimë për një kohë të shkurtë, Broja me lojën e ti të bukur në terren, pëfitoi zemrat e publikut shkupjan, duke u bërë kështu edhe njëri prej futbollistëve kyç të skuadrës nga Çairi.

Rron Broja me cilësi kampioni të vërtetë!

Публикувахте от Sportmania в 8 май 2018 г.

Leave a Reply