Mediat italiane zbulojnë fanellat e Juventusit për sezonin e ardhshëm

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi ka paraparë që me datë 15 maj të prezantojë fanellën e re për stinorin 2018/2019, mirëpo e njëjta ka qarkulluar që sot nëpër mediat italiane, të cilat nuk kanë nguruar për ta prezantuar të njëjtën edhe për lexuesit dhe gjithë tifozët e “bardhezinjëve”.

Me ngjyrat tradicionale “bardhezi”, Juve do të luajë ndeshjet në shtëpi, por këtë herë fanella do të dominohet nga ngjyra e bardhë, ndërsa dy vija do të jenë të mbuluara me ngjyrë të zezë.

Juventusi që është shumë pranë titullit të 7-të rradhazi kampion në Itali, sponsor të veshjeve ka kompaninë gjermane “Adidas”.

Leave a Reply