Duro-Nuhiu nuk ndalen me Dritën, marrin edhe fitoren e 5-të rresht!

Dyshja Shpëtim Duro-Ardian Nuhiu po rezulton fantastike te Drita e Gjilanit. Duro dhe ndihmësi i tij nga Shkupi, Nuhiu kanë ndryshuar komplet skuadrën nga Gjilani, me kampionët në fuqi që së fundmi regjistruan edhe fitoren e 5-të radhazi në Superligën e Kosovës, pasi triumfuan edhe ndaj Flamurtarit me golin e vetëm të Endrit Krasniqit.

Drita pas kësaj fitore ngjitet në kuotën e 22 pikëve, duke u renditur kështu në pozitën e katërt në tabelë. Intelektualët nga Gjilani për momentin ndodhen vetëm katër pikë larg nga kryesuesit e Feronikelit, por duhet theksuar se skuadra e udhëhequr nga Zekirija Ramadani ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Nga 8 ndeshje të zhvilluara nën udhëheqjen e dyshes Duro-Nuhiu, Drita ka regjistruar 6 fitore, 1 barazim edhe 1 humbje.

Leave a Reply