Migjen Basha emërohet trajner te skuadra zvicerane e Laussane

Ish legjenda e kombëtares shqiptare Migjen Basha është zyrtarizuar trajner i klubit zviceran, Lausanne Sport. Basha së bashku me Markus Neumayr, do të udhëheqin klubin deri në fund të sezonit pas largimit të trajnerit gjerman, Peter Zeidler.

“Për të mbyllur sezonin, ekipi do të drejtohet nga një dyshe e përbërë nga Migjen Basha dhe Markus Neumayr, të dy anëtarë të stafit teknik të ekipit të parë.”– shkruajnë në faqen e tyre zyrtare nga klubi zviceran i Lausanne.

Ish-lojtari i Shqipërisë i lindur në Lausanne, Migjen Basha, këtij klubi iu bashkua në vitin 2022, duke mbajtur rolin e menaxherit të talenteve, ndërsa tashmë do të luaj edhe rolin e trajnerit.

Basha dhe Neumayer do ta drejtojnë Lausannen deri në momentin që klubi do të gjejë trajner të ri.

Leave a Reply