
Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev që milition në radhët e Xhenovës në Seria A ka mbetur pa trajner, pasi drejtuesit e skuadrës italiane kanë shkarkuar nga stoli Ivan Juriqin.
Arsyeja e shkarkimit të Juriqit ishte eliminimi i Xhenovës në Kupën e Italisë nga një skuadra Entela që garon në Ligën e Tretë të Italisë. Si zëvendësues i mundshëm i Juriqit te Xhenova mund të jetë Çezare Prandeli.