Nuk është vetëm Çelzi që e kërkon Hysajn në Angli!

Një nga futbollistët më të mirë shqiptarë, Elseid Hysaj, me shumë mundësi gjatë verës do të largohet nga rradhët e Napolit. Edhe pse tashmë një kohë më të gjatë raportohet se destinacioni i tij i rradhës mund të jetë kampionati anglez dhe skuadra e Çelzit, së fundmi në horizont ka dalë edhe një skuadër tjetër gjigande nga Premierliga, Arsenali.

‘Topçinjtë’ po kërkojnë një mbrojtës të djathtë, mirëpo e vështirë është për tu besuar se Hysaj do bashkohej me Mustafin dhe Granit Xhakën, duke pasur parasysh shumën e dëmshpërblimit prej 50 milion euro që kërkon Napoli.

Në këtë mënyrë Çelzi mbetet si favoriti kryesor, madje është gati ta mbyllë marrëveshjen që në janar dhe ta lërë Hysajn deri në verë te Napoli në huazim.

Trajneri italian i Çelzit, Mauricio Sarri, e njeh shumë mirë Hysajn dhe londinezët nuk duan të bëjnë eksperimente, ashtu që shumë shpejtë mund të pritet edhe një transferim i reprezentuesit shqiptarë në një nga ligat më të fuqishme europiane.

Leave a Reply