Solari flet pas barazimit me Barcelonën

Pas barazimit 1-1 të Real Madrid ndaj Barcelona-s, trajneri Santiago Solari ka folur për mediet.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur. Kemi humbur disa mundësi të mira në pjesën e parë. Ndeshja është e hapur, shpresoj të shikojmë një tjetër ndeshje të madhe në Bernabeu.

Solari: Gjithmonë duam të fitojmë dhe kishim raste për të shënuar golin e dytë.

Vinicius? Nuk befasohem për mënyrën se si luan. Por është diçka e veçantë kur sheh një 18-vjeçar të luajë në këtë mënyrë pasi nuk ndodh shpesh.

“Marcelo, zv. Kapiteni ynë është 100% i fokusuar te Real. Ai vendos Madridin mbi gjithçka tjetër. Do të punojmë të gjemë versionin më të mirë të lojtarëve.

“Lucas Vazquez ka disa virtyte që i vlerësoj jashtë mase, mbi të gjitha karakteri spanjoll, solidariteti dhe kurajo.”

Leave a Reply