Çeferin rizgjidhet president i UEFA-së, Sejdini vlerëson punën e tij

Aleksader Çeferin rizgjidhet në krye të UEFA-s për një mandat tjetër katërvjeçar gjatë punimeve të Kongresit të 43-të të zakonshëm të UEFA-s në Romë. Slloveni i cili në shtator të 2016-tës u zgjodh president i shtatë i shtëpisë së futbollit evropian pas largimit të Mishel Planit, këtë të enjte u konfirmua me vota unanime nga delegatët e 55 federata anëtare të UEFA-s

“Jam krenar dhe vërtet shumë i nderuar për mbështetjen e këtillë. Ju bëj ftesë të gjithëve të punojmë bashkarisht me qëllim për të siguruar se futbolli europian do të qëndrojë i bashkuar”, deklaroi Aleksandar Çeferin në fjalimin e tij pas rizgjedhjes si president i UEFA-së.

“Uroj Aleksandar Çeferinin për mandatin e ri në krye të UEFA-së. Me të në krye të këtij institucioni, në procese pune, projekte dhe garat të UEFA-së të gjithë federatat marrin trajtim të barabartë ashtu si që meritojnë dhe këtë duhet ta respektojmë.Dëshiroj që presidenti i UEFA-së të vazhdojë të promovojë futbollin në nivel sa më të lartë dhe në atë drejtim i dëshirojmë shumë fat dhe sukses”, deklaroi u.d. presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini.

Leave a Reply