Serhio Ramos barazon rekordin e Iker Kasiljas

Serhio Ramos sonte në ndeshjen kundër Norvegjisë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit të vitit 2020, ka arritur që të barazojë rekordin e portierit Iker Kasiljas, sa u përket ndeshjeve të zhvilluara me fanellën e kombëtares së Spanjës, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja kundër Norvegjisë, në të cilën Ramos u ndëshkua edhe me kartonë të verdhë, ishte e 167-ta për  mbrojtësin e Realit të Madridit, i cili tashmë objektiv ka arritjen e shifrës prej 200 ndeshjeve me fanellën e Spanjës.

Për më tepër, ndeshja ndaj Norvegjisë është e 46-ta e Ramosit për si kapiten, duke iu bashkuar gjithashtu listës së lojtarëve me më shumë ndeshje si lider.

Futbollistët me më shumë ndeshje te Kombëtarja e Spanjës:
Casillas (167), Xavi (133), Andres Iniesta (131), Andoni Zubizarreta (126), David Silva (124), Sergio Busquets (115), Xabi Alonso (114), Fernando Torres, Cesc Fabregas (110), Raul Gonzalez (102) dhe Carles Puyol (100).

 

Leave a Reply