Talenti 16-vjeçar Ibrahimi nënshkruan kontratë profesionale me Lajpcigun

Një tjetër talent kosovar premton të lë gjurmë në futbollin gjerman. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Mehmet Ibrahimi.

Ky talent shqiptarë i cili luan te grupmoshat e skuadrës së njohur të Lajpcig, është shpërblyer me kontratë profesionale nga drejtuesit e klubit gjerman.

Sulmuesi i majtë ka zhvilluar 14 ndeshje për grupmoshat U-17 të Lajpcigut, duke regjistruar 4 gola dhe 1 asistim.

Kosovari me pasaportë gjermane poashtu ka zhvilluar dy ndeshje për grupmoshat U-17 të Gjermanisë.

Mbetet të shihet nëse në të ardhmen do të marrë ndonjë ftesë nga Kosova, apo edhe Shqipëria, ose do të vazhdoj me Gjermaninë.

 

Leave a Reply