Ndahet nga jeta ish-arbitri Bekim Bauta

Pas një sëmundje të rëndë, sot në moshën 58 vjeçare është ndarë nga jeta ish-arbitri i njohur i futbollit vendor Bekim Bauta nga Struga. Bauta ishte një nga referët më të njohur në futbollin tonë, por edhe në skenën Europiane, i cili kishte referuar edhe ndeshje ndërkombëtare nën logon e FIFA-së.

Ai gjithashtu një kohë ka qenë edhe anëtar i Këshillit Drejtues në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Bauta ishte i lindur në vitin 1961, ndërsa varrimi i të ndjerit u bë mesditën e sotme në qytetin e Strugës.

Ndërroi jetë një ndër arbitrat më të mirë të Maqedonisë së Veriut, strugani Bekim Bauta 😢😢😢#NgushëllimeFamiljesMëTëNgushtë

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 25 декември 2019 г.

 

Leave a Reply