Njihuni me “Hulkun” e Premierligës angleze (VIDEO)

Adama Traore është në qendër të vëmendjes javëve të fundit, për dy arsye, pë fizikun e tij dhe për formën e shkëlqyer që po kalon me ekipin e Vulverhempton në Angli.

Skuadra e tij të premten në mbrëmje edhe përkundër disavantazhit prej 0:2, në fund mundi Mançester Sitin me rezultatin 3:2, ndërsa pikërisht Traore doli të jetë një ndër futbollistët më meritor të këtij takimi, duke shënuar gol dhe duke asistuar në golin e dytë të barazimit të shënuar nga Himenez.

Pikërisht asisti i tij u bë viral në rrjetet sociale pasi “Hulku” i Premierligës angleze, fillimisht ia vodhi topin Benjamin Mendyt, duke e hedhur atë jashtë vijave kufizuese të fushës, e më pas asistoi për bashkëlojtarin e tij, Himenez, i cili në ato momente barazoi shifrat në 2:2. Ky gol njëherit paralajmëroi edhe kthesën e madhe të këtij takimi, pasi Vulverhempton falë golit të shënuar nga Doherty një minutë para fundit të takimit, arriti deri tek fitorja e madhe përballë kampionëve në fuqi të Anglisë.

Leave a Reply