FC Shkupi zhvilloi stërvitjen e parë në tokën turke

Skuadra e FC Shkupit gjatë ditës së djeshme është akomoduar në Antalia të Turqisë, duke i ikur kështu të ftohtit në Shkup, dhe duke gjetur kushte shumë të mira për punë dhe stërvitje.

Në orët e mbrëmjes, nën urdhrat e kryeshefit Umit Karan dhe ndihmësve të tij, futbollistët ‘bardhekaltër’ kanë zhvilluar edhe stërvitjen e parë, duke u ambientuar në klimën dhe terrenet sportive në tokën turke.

Nga dita e nesërme stërvitjet do të jenë me intensitet të shtuar, duke punuar në mëngjes dhe pasdite.

Skuadra ‘bardhekaltër’ në Turqi do të qëndrojë deri me 3 shkurt, ndërsa brenda kësaj periudhe ka paraparë të zhvillojë edhe 4 ndeshje miqësore, ndërsa njëkohesisht nën syrin e kryetrajnerit Umit Karan do të testohen disa futbollistë, të cilët nëse do të përmbushin kërkesat e tij, do të mund të përforcojnë rradhët e skuadrës nga Çairi, që stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit vendor e mbylli në pozitën e 5-të me 23 pikë, 3 pikë më pak se Rabotniçki i vendit të katërt, dhe plotë 7 më pak se Akademia Pandev e vendit të tretë, që siguron daljen në Europë.

Leave a Reply