Ekipi i Beneventos arriti mbrëmjen e djeshme një fitore të thellë në shtëpi kundër Pescarës. Vendasit kaluan pa probleme miqtë me rezultatin 4:0, duke konsoliduar kështu pozitat e tyre në vendin e parë.
Në një stadium të boshatisur nga situata e krijuar nga koronavirusi, Benevento nuk u ndikua nga mungesa e tifozërisë së saj. Madje në fundin e takimit, i gjithë stafi dhe ekipi festuan të gjithë së bashku me olen e famshme.
💛❤️ SEMPRE INSIEME
🧙🏻♀️ #ForzaStrega pic.twitter.com/99qDxOxk9V— Benevento Calcio (@bncalcio) March 8, 2020
Ekipi italian renditet në vendin e parë në “Serie B” dhe me shumë mundësi vitin tjetër do ta shohim në “Serie A”.
Ata tashmë janë shkëputur me 20 pikë nga vendi i dytë, që mbahet nga Krotone. (abcnews)