Shkriniar i Interit shpallet më i miri në Sllovaki, uroj që Hamshik të mos jetë zemëruar me mua

Sllovakia ka zgjedhur futbollistin më të mirë të sezonit. Federata në bashkëpunim me të përditshmë “Pravda” ia kanë dhuruar këtë çmim mbrojtësit të Interit, Milan Shkriniar. Ky i fundit triumfoi me 344 vota, duke e mundur këtë herë ish futbollistin e Interit, Marek Hamshik, të cilin  edhe e ngacmoi paksa gjatë një deklarate të tij.

“Më vjen keq që ceremonia e ndarjes së çmimeve nuk mund të zhvillohet këtë vit, por në këtë periudhë, për fat të keq, nuk është e mundur. Jam shumë i lumtur për këtë çmim, falënderoj ata që më kanë mbështetur, nga familja te tifozët, dhe njerëzit që votuan për mua. Vitin e kaluar, Lobotka tha se vetëm në momentin që Hamsik të shkonte në Kinë, një lojtar tjetër përveç tij mund ta fitonte këtë çmim. Shpresoj që Marek të mos jetë zemëruar me mua. Shëndeti është gjëja kryesore këto ditë, kështu që le të qëndrojmë në shtëpi dhe të kujdesemi për veten”, – ka thënë Milan Shkriniar.

 

Leave a Reply