Shok te Bajerni! Ylli i skuadrës gati të largohet nga “Alianc Arena”

Skuadra kampione e Gjermanisë, Bajern Munih pritet të humbasë një nga futbollistët më të rëndësishëm të viteve të fundit, teksa në fund të sezonit David Alaba do të largohet nga “Alianc Arena”.

Kështu raportojnë mediat e afërta me “Bavarezët”, sipas të cilave shanset që Alaba të largohet nga Bajerni në fund të sezonit janë të mëdha.

Alaba te Bajerni u transferua gjatë vitit 2008 nga rradhët e Austria Viena, ndërsa pas 12-viteve aventurë në Bundesligë, kapiteni i përfaqësueses austriake karrierën e tij pritet ta vazhdojë në Premierligë, edhe pse duhet theksuar se tashmë një kohë më të gjatë atë po e përcjellë edhe skuadra kampione e Spanjës, Barcelona.

Leave a Reply