Presidenti i Federatës së  Hendbollit ndjek shembullin e Muamed Sejdinit

Pasi presidenti i FFM-së , Muamed Sejdini sot zyrtarisht dhuroi tre automjete ambulance pë r spitalin e qytetit të  Shkupit, shembullin e tij e ka ndjekur edhe numri një  i federatë s së  Hendbollit të  vendit tonë ,Zhivko Mukaetov. Ky i fundit zotë ron edhe kompaninë  “Alkaloid”, me çka kanë  donuar 200 mijë  euro në  luftë n kundë r koronavirusit si dhe gjithashtu kanë  zbritur çmimet e 158 produkteve të  saj.

Njoftimi i “Alkaloid”:

Alkaloid SHA Shkup njoftoi sot se dhuron 12.300,000 denarë (200,000 euro) në një llogari të veçantë donatorësh e formuar nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim të menaxhimit të krizës shëndetësore dhe se i ulë çmimet e 158 produkteve të saj që aktualisht janë në listën e nevojave për çdo familje: markat farmaceutike “Analgin”, “Kafetin”, “Prokulin”, “Betadin” “Acerola”,” Blokmaks”, “Bronles” ilaçet për uljen e temperaturës së trupit, produkte të caktuara medicinale ndihmëse, vitamina të ndryshme dhe shtesa ushqimore, mjetet për pastrim nga koleksioni “Glos”, të gjitha mjetet dezinfektuesit, antiseptikët, mjetet antibakterialë dhe produkte të tjera të ngjashme.

Leave a Reply